in

Klandestinët shkojnë e martohen në San Marino

Duke u martuar në republikën e vogël të pavarur mund të kapërcehen vështirësitë e ligjit mbi sigurinë. Maroni përgatit frenimin e këtij sistemi

Romë, 21 janar 2011 – Nga gushti i i vitit 2009, për t’u martuar në Itali duhet të jesh i pajisur me lejeqëndrim. Kjo masë parashikohet nga ligji mbi sigurinë dhe duhet të luftonte martesat e bëra vetëm për marrjen e dokumentave të qëndrimit. Aio që martore me një italian apo të huaj, banues i rregullt në vend, fiton dhe të drejtën për të qëndruar në Itali, prandaj në të shkuarën shumë të huaj kane paguar shumë shtrenjtë dikë që t’ë pranojë të martore. E të nesërmen e martesës burri dhe gruaja ktheshin sërish në dy të panjohur.

Ana tjetër e këtij fenomeni është se kështu pengohen edhe çifteve të ndershme të cilëve u mungon lejeqëndrimi, po jo dashuria dhe dëshira për të krijuar familje. “Presupozohet se emigrantët pa dokumente qëndrimi, martohen vetëm për të marrë dokumentet. Kjo është një ndërhyrje shumë e rëndë dhe e patolerueshme e shtetit në jetën private” thekson shoqata për të drejtën e përdoruesve dhe të konsumatorëve Aduc.

Por të anashkalosh ligjin nuk është shumë e vështirë: mjafton lidhësh martesë në San Marino. Republika e vogël e të pavaruar, që ndodhet mes Marche dhe Emilia Romagna nuk i kërkon lejeqëndrimin italian personave jokomunitarë dhe martesat e bërë brenda tij janë të vlefshme dhe në Itali. Aq sa ligji italian për sigurinë atje është kthyer gati në biznes.

San Marino, shpjegon Aduc, “si biznesmen i zoti, ka ngritur çmimet”. Martesa tanimë kushton edhe një mijë euro. Por janë shumë “çiftet e përbëra nga një italian dhe një emigrant ilegal, ose nga një emigrant i rregullt dhe një pa dokumente, që vendosin ta investojnë këtë shumë që u zgjidh problemin e dokumentit të qëndrimit. Siç duket ia vlen barra qiranë” shpjegon shoqata.

Por tani ministri i punëve të Brendshme po mundohet të bllokojë këtë sistem. Gjatë muajit janar është zhvilluar një takim në ministri me një delegacion të San Marinos për të trajtuar këtë çështje “për të shqyrtuar më hollësisht temën e martesave mes qytetarëve italianë dhe të huajve jokomunitarë”. “Nga pala italiane – lexohet në një komunikatë – ëahtë gjykuar pozitivisht gatishmëria e autoriteteve të San Marinos për gjetjen e zgjidhjeve të bashkëpranuara për disiplinimin në këtë fushë”.

Me sa duket së shpejti edhe San Marino do të bëhet tokë e ndaluar për personat që duan të martohen pa pasur lejeqëndrimin.
Elvio Pasca

Rea, shqiptarja që adhuron Gedafin

Protestat shqiptare në mediat italiane