in

500 € të bonusit të kulturës, nga 3 nëntori 18-vjeçarëve italianë e të huaj

Më në fund vihen në dispozicion paratë për t’u përdorur për libra, kinema, teatër, koncerte. Lajmërimi në sajtin www.18app.it

Romë, 31 tetor 2016 – Pasi thuajse një viti pritje, për tre ditë, të rinjtë që kanë mbushur ose mbushin 18 vjeç këtë vit do të mund të marrin vërtet dhuratën 500 euroshe të qeverisë. Nuk ka rëndësi ka nëse janë italianë apo të huaj, e rëndësishme është që të jenë rezidentë të territorin italian dhe, nëse parashikohet, të kenë leje qëndrimi të vlefshme”.

Ato para, sipas rregullores së botuar në Gazetën Zyrtare, do të jepen përmes sajtit www.18app.it në formën e “bonuseve elektronike të blerjeve me kod identifikues” për t’u përdorur “brenda 31 dhjetorit 2017”. Do të mund të përdoren për të blerë “bileta shfaqjesh teatrale e kinematografike, koncerte, libra, bileta hyrjeje në muzeume, ekspozita e veprimtari kulturore, monumente, galeri, zona arkeologjike, parqe natyrore”.

Sajti www.18app.it është akoma në versionin beta. Deri tani lejon vetëm regjistrimin e enteve që ofrojnë konsum kulturor (kinema, librari etj) pranë të cilave mund të përdoren bonuset, si edhe kryerjen e procedurës nga 18-vjeçarët për pajisjen me “identitetin digjital” SPID, të domosdoshëm për të marrë bonusin. Prej disa ditësh shpjegohet edhe që SPID “do të të shërbejë për të marrë bonusin e kulturës prej 500 eurosh, në dispozicion nga 3 nëntori”.

Me pak fjalë, nga e enjtja do të mbërrijnë më në fund edhe paratë. Të mbetur të zhgënjyer deri më sot, reagimi i të interesuarve shkon nga “Shyqyr!” në “Do të jetë e vërtetë?”. Në grupin facebook “18app – Bonus Cultura 500€ 18enni”, ku 1600 djem e vajza shkëmbejnë informacione e komente, po bëhet edhe një sondazh se si do të shpenzohen 500 eurot: në vend të parë librat, të ndjekur nga konertet dhe filmat.

Së fundi, ka një lajm të mirë edhe për ata që 18 vjeç do t’i mbushin në vitin 2017. Ligji i ri financiar konfirmon bonusin e kulturës edhe për vitin e ardhshëm dhe, meqë sajti dhe rregullorja ekzistojnë tashmë, dhurata duhet t’u mbërrijë në kohë të gjithë 18-vjeçarëve të 2017-tës.

EP

 

Taksa mbi lejet e qëndrimit. Imigrantëve u ka kushtuar gjysmë miliardi

Shqipëria vazhdon të mpaket e të plaket