in

Lejeqëndrim i veçantë për të huajt që investojnë në Itali

Kanal i privilegjuar për ata që vënë 1 milion euro në kapitalin e një ndërmarrjeje italiane ose blejnë 2 milionë euro obligacione qeveritare. Risitë në Ligjin e Bilancit 2017

Romë, 2 nëntor 2016 – Dyer të hapura parellinjve të huaj. Projekti i ligjit të bilancit 2017 i saponisur nga qeveria Dhomës së deputetëve parashikon një modifikim të Tekstit unik mbi imigracionin duke i shtuar atij një nen dedikuar “Hyrjes dhe qëndrimit për investitorët”. Në këtë mënyrë Italia po përpiqet të bëhet më tërheqëse për qytetarët e huaj që kanë para për të investuar apo për të përdorur për bamirësi.

Kanali i ri i hyrjeve të privilegjuara do t’u kushtohet atyre që investojnë të pktën 1 milion euro në kapital të një ndërmarrjeje italiane apo që blejnë 2 milionë euro obligacione, duke i lënë në të dyja rastet paratë të angazhuara për të paktën 2 vjet. I njëjti trajtim favorizues do t’u kushtohet edhe filanthropistëve që dhurojnë të paktën një milion euro për projekte me interes publik.

Këta imigrantë “luksi” do të vijnë në Itali me një vizë të veçantë hyrjeje dhe do të kenë leje qëndrimi me kohëzgjatje dyvjetore, të përtëritshme për tre vjet të tjerë për sa kohë do të konfirmojnë investimin. E natyrisht, do të mund të sjellin në Itali familjen e tyre. Një dekret i posaçëm i ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme do të përcaktojnë detajet e procedurës.

“Duke u frymëzuar nga përvojat e shteteve të tjera anëtare të BE-së – lexohet në relacionin që shoqëron Bilancin 2017 – menduam të parashikojmë, në kuadrin e normave mbi imigracionin,  lehtësimin e ardhjes në Itali të investitorëve të mundshëm”.   

E.P.

 

Lumnimi i martirëve dhe mesazhi shpirtëror e politik për shoqërinë shqiptare

Donne d’Albania, ieri, oggi e domani