in

Bashkimi familjar, ç’dokumente më nevojiten për strehimin?

Dua të sjell në Itali time shoqe me bashkim familjar, jam në një shtëpi me qira. Ç’dokumente duhet të paraqes?

Për të paraqitur kërkesë për bashkim familjar, aplikuesi duhet të përmbushë një sërë kushtesh të parashikuara me ligj. Mes këtyre duhet edhe të tregojë që ka një strehim të përshtatshëm.

Me strehim të përshtatshëm duhet nënkuptuar që ai respekton kriteret higjienike-sanitare të banimit ato sipërfaqes minimale për banor që dëshmohen nga një certifikatë e posaçme e lëshuar nga Komuna.

Ndaj para se të paraqitet kërkesë për bashkim familjar duhet siguruar certifikata e sipërpërmendur por edhe dokumentacioni që dëshmon se aplikuesi jeton në atë banesë. E dokumentacioni që certifikon se ku banon aplikuesi e që paraqitet në Sportelin Unik ndryshon sipas rastit nëse kërkuesi është pronar i shtëpisë, është me qira apo i lejohet të qëndrojë aty falas nga pronari i banesës.

Nëse është pronar duhet të tregojë dokumentin e pronësisë të regjistruar pranë Agjencisë së Tatim-taksave. Nëse është me qira, duhet t’i bashkangjisë kërkesës së bashkimit familjar një kopje të kontratës së qirasë. Nëse qëndron në banesë pa paguar asgjë (për shembull, një bashkëpunëtore familjare që fle në shtëpinë e punëdhënësit e që kërkon të bëjë bashkim familjar me të shoqin) dhe aty do të jetojë edhe familjari me të cilin kërkon të bashkohet, është e nevojshme të paraqitet kopje e deklaratës së mikpritjes (dichiarazione di ospitalità) e lëshuar nga pronari i banesës apo qiraxhiu i saj bashkë me një kopje të dokumentit që tregon se banesa është në dispozicion të personit që ofron mikpritjen (kontratë qiraje apo dokument pronësie). Është gjithashtu e nevojshme edhe një deklaratë konsensusi e pronarit të banesës për të mbajtur në shtëpi edhe familjarin që sillet në Itali, bashkë me një kopje të dokumentit të identitetit. Kjo deklaratë duhet bërë me formularin MOD. T2.

Në raste të tjera, edhe pse më të rralla, aplikuesi për bashkim familjar mund të ketë një kontratë banimi falas (comodato gratuito) të regjistruar në Agjencinë e tatim-taksave. Edhe në këto raste, kërkesës së bashkimit familjar i duhet bashkangjitur një kopje e kontratës së banimit falas, formulari MOD. T2 për konsensusin e pronarit të banesës për të mbajtur në shtëpi edhe familjarin që sillet në Itali.

Avv. Mascia Salvatore, Stranieriinitalia.it

In italiano: Ricongiungimento familiare, che documenti servono per l’alloggio?

Shqiptari i Italisë
(
Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Zgjedhjet presidenciale në ShBA. Shqiptarët presin të gëzojnë për humbësin

Konvertimi i lejeqëndrimit për studime në leje për pritje punësimi