in

Cremona. Humbet jetën në punë 43-vjeçari shqiptar

Jetonte prej vitesh në provincën e Cuneos ku lë të shoqen dhe një djalë të vogël

Romë, 25 nëntor 2016 – Një shqiptar 43 vjeç ka vdekur mëngjesin e sotëm në një aksident në vendin e punës, në Isola Dovarese të provincës së Cremonas. Ndërmarrja për të cilën punonte po hiqte amiantin në brendësi të një kapanoni industrial dhe duket se shqiptari është shtypur pas murit nga një makineri e lëvizshme që shkonte në retromarsh. Duket se 43-vjeçari ka qenë i ulur galiç e kolegu që ngiste mjetin e punës, edhe ky shqiptar sipas mediave lokale, nuk e ka parë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipi i ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit e karabinierët por fatkeqësisht asnjë nuk ka mundur të bëjë gjë për t’i shpëtuar jetën.

Punëtori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur (me iniciale G.R.), jetonte prej vitesh në provincën e Cuneos, me të shoqen dhe të birin e mitur.

Con Alban Skënderaj, grande festa a Pistoia. Domenica, 27 novembre

Shanset e Samitit të Diasporës