in

Kontrolle në kufijtë e BE-së edhe për qytetarët evropianë

Verifikime mbi të gjithë udhëtarët në hyrje e në dalje, me Sistemin informativ Schengen dhe bankat e të dhënave të Interpolit. Avramopoulos: “Duhet të dimë me saktësi kush kalon nëpër kufijtë tanë”

Bruksel, 7 dhjetor 2016 – Së shpejti kontrolle më të rrepta në kufijtë e Bashkimit Evropian, jo vetëm për udhëtarët jokomunitarë, por edhe për qytetarët e BE-së. Europarlamenti dhe Këshilli evropian kanë arritur të hënën (5 dhjetor) në një marrëveshje mbi propozimin e Komisionit Evropian, tani mungon vetëm miratimi zyrtar i masës.

Qytetarët e vendeve të treta u nënshtrohen gjithnjë kontrolleve të dokumenteve dhe kontrolleve të sigurisë që konsistojnë në kryqëzimin e të dhënavve të tyre me ato të bankave të të dhënave më të rëndësishme, në hyrje të BE-së. Por reforma e Kodit të Kufijve Schengen (Schengen Borders Code) fut kontrollet e detyrueshme edhe për shtetasit evropianë me Sistemin informativ Schengen (SIS- Schengen Information System) dhe me bankën e të dhënave Interpol të dokumenteve të vjedhura apo të humbura (Stolen and Lost Travel Documents Database, SLTD).

Vendet anëtare do të kenë edhe mundësinë të bëjnë kontrolle sistematike të qytetarëve të BE-së me sisteme të tjera kombëtare e banka të dhënash të tjera të Interpolit. Madje, qytetarët e Vendeve jokomunitare do të kontrollohen edhe kur dalin nga BE, në SIS dhe SLTD. Kjo, shpjegon Komisioni Evropian, duhet të bëhet në respekt të plotë të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të legjslacionit evropian mbi të drejtat themelore.

“Të nesërmen e sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor 2015, propozuam futjen e kontrolleve sistematike të të gjithë qytetarëve në të gjithë kufijtë e jashtëm, në mënyrë që të dimë me saktësi kush kapërcen kufijtë tanë” kujton komisari për imigracionin Dimitris Avramopoulos. “Jam i lumtur që Parlamenti dhe Këshilli ranë dakord me propozimin tonëpër të modifikuar në këtë drejtim Kodin e Kufijve Schengen. Bashkë me ngritjen e rojes kufitare e bregdetare evropiane, është një tjetër hap i rëndësishëm në punën tonë për ruajtjen e lirisë së lëvizjes në zonën Schengen dhe për garantimin e sigurisë së qytetarëve tanë”.

“Terroristët nuk respektojnë kufijtë kombëtarë dhe kontrollet sistematike në kufijtë e jashtëm janë një mjet kyç për të penguar hyrjen e tyre në BE, por edhe udhëtimin drejt zonave të luftës” nënvizon Komusari për Sigurinë Julian King. “Për të parën herë të gjithë ata që hyjnë dhe dalin nga BE do të kontrollohen me një bankë të dhënash shumë të rëndësishme për forcat e endit në BE, Sistemin informativ Schngen, SIS. Ky sistem identifikon të gjithë personat e kërkuar mbi të cilët është aktivizuar një alarm, përfshirë foreign fighters.

Tani marrëveshja duhet të miratohet formalisht nga bashkë-ligjvënësit, që të hyjë në fuqi dhe të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur nga Shtetet Anëtare”.

 

Lexo edhe: Kontrolle paraprake dhe 5 euro për të hyrë në Evropë pa vizë

 

 

“Unë jam kuqezi” – Serata rossonera con Gianni De Biasi

Dov’è Dora d’Istria?