in

Rama konfirmon manifestimin e të premtes

Tiranë 26 janar 2011 – Kryetari i PS, Edi Rama, ripërsëriti apelin e tij ndaj qytetarëve shqiptarë për një pjesëmarrje sa më të madhe në demonstrimin-homazh në nderim të tre viktimave të ngjarjeve të 21 janarit.
“U drejtoj një apel qytetarëve. Kush dëshiron të respektojë viktimat e terrorizmit qeveritar, me lulet dhe me heshtjen e dhimbjes, është i ftuar të marrë pjesë në homazhet e 28 janarit. Kush dëshiron të lutet kundër barbarizmit dhe fashizmit, është i ftuar të marrë pjesë në homazhet e 28 janarit”, deklaroi Rama sot për mediat.

Kreu i PS-së theksoi se protesta e së premtes nuk do të ketë asnjë lidhje me aktet e dhunës: “Kush beson tek verbëria e dhunës dhe jo tek lotët e paqes nuk ka lidhje me rrugën tonë të rezistencës paqësore. Kush beson tek hapja e plagëve të reja për të mbyllur plagë të vjetra, nuk ka lidhje me rrugën tonë të rezistencës paqësore, kush mendon se kjo është luftë për të marrë pushtetin nga rruga, gabohet”, theksoi Rama.

Ai nënvizoi se opozita e bashkuar do të vazhdojë luftën e saj për kthimin e vendit në një demokraci funksionale dhe çlirimin e shtetit nga uzurpatorët.

“Rezistenca jonë mund të mallkohet, apo kërcënohet, por nuk mund të thyhet, sepse vjen nga forca e arsyes dhe realiteti i një Shqipërie të marrë peng. Ne duam që të ndërtohet një shtet për qytetarët dhe të mbarojë kapitulli i një shteti të kapur nga pushtetarët”, u shpreh kryetari i PS-së.

BE: “Ju qëndrojmë pranë por duhet të ndaloni çdo dhunë”

Berisha anullon mitingun e të shtunës