in

“Nder i Kombit” për 35 familjet që strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së II Botërore

Presidenti Nishani i dekoron sot në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës

Tiranë, 27 janar 2017 – Presidenti Bujar Nishani dekoroi sot gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, 35 familjet dhe individët shqiptarë të cilët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për të vlerësuar aktin heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri, për rolin dhe kontributin e paçmuar në lartësimin e vlerave të rralla e tradicionale shqiptare të mikpritjes, bujarisë dhe besës si dhe për konsolidimin e harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore fetare të kombit tonë, Presidenti u akordoi familjeve dekoratën “Nder i Kombit”.

“Është në nderin dhe privilegjin tim, si kryetar i shtetit shqiptar, t’i vlerësoj e t’i shpall “Nder i Kombit shqiptar” të gjithë ata që duke mbrojtur qoftë edhe një jetë të vetme, shpëtuan mbarë njerëzimin”, deklaroi Nishani.

Presidenti i Republikës u akordoi Dekoratën “Nder i Kombit”: Familjes Balla (Destan dhe Lime); Familjes Biçaku (Mefail dhe Njazi); Familjes Boriçi (Shaqir, Qamile dhe Bahrije); Familjes Budo (Shyqyri dhe Xhemile); Familjes Çiftja (Agostin dhe Gjysepina, Margarita, Qezarina, Gjovana dhe Gjon); Familjes Frashëri (Yshref, Emine dhe Mehmet); Familjes Hoti (Fife Gjylbegu, Hasan, Çele dhe Vehbi Hoti); Familjes Hoxha (Rifat dhe Fejzie); Nuro Hoxhës (pas vdekjes); Familjes Hoxha (Shaban, Savet dhe Hilmi); Familjes Kadiu (Besim dhe Aishe); Familjes Kasapi (Zyrha dhe Hamdi); Mikel Kilicës (pas vdekjes); Kasem Jakup Kocerrit (pas vdekjes); Familjes Kona (Vasil dhe Kristina); Mihal Lekatarit (pas vdekjes); Familjes Meça (Sulejman dhe Zenepe); Muasil Dulajt (pas vdekjes); Familjes Myrto (Abdulla, Ije dhe Shyqyri); Familjes Nosi (Vasil, Kelkira, Stiliano dhe Adelina); Familjes Orgocka (Paskal dhe Lefkothea); Familjes Panariti (Isuf dhe Niqi); Familjes Pilku (Njazi dhe Liza); Beqir Qoqjës (pas vdekjes); Asllan Rezniqit (pas vdekjes); Familjes Ruli (Metin, Aziz, Shpresa dhe Ali); Familjes Sharri (Faik dhe Sabrije); Familjes Sheko (Stavro dhe Nora); Ali Sheqer Pashkaj (pas vdekjes); Familjes Shkurti (Petro dhe Magdalena); Eshref Shpuzës (pas vdekjes); Familjes Toptani (Atif dhe Ganimet); Familjes Veseli (Hamid, Xhemal, Vesel, Fatime dhe Refik); Familjes Xhyheri (Qamil dhe Hanume); Familjes Zyma (Besim dhe Hiqmete).

Në ceremoninë e dekorimit merrnin pjesë, veç familjarë të këtyre familjeve të nderuara shqiptare që strehuan hebrenjtë, edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, deputetë, anëtarë të Qeverisë, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael.

 

Shtetësia italiane. Italia jam edhe unë: “Menjëherë reforma për një milion italianë”

Agim Memolla, dje refugjat, sot sipërmarrës i impenjuar në zonat e goditura nga tërmetet