in

Shpëtohet punëtori i mbetur pezull në 20 metra lartësi

Romë 26 janar 2011 – Agjencia e lajmeve Ansa jep sot lajmin e shpëtimit të një punëtori shqiptar në Livrono.

Duke lyer në katin e pestë të një pallati, 44-vjeçari shqiptar ka mbetur i varur në një lartësi prej rreth njëzet metrash i mbajtur vetëm nga rripi i sigurisë.

Rreth orës 10 e 30 ai po punonte në kovën e një krahu mekanik, që është rrëzuar. Punëtori shqiptar është shpëtuar falë ndërhyrjes së zjarrfikësve që përdorën shkallët e tyre.

BBC mbyll shërbimin në gjuhën shqipe

Vdes në traget 70-vjeçari i sëmurë që kthehej nga Italia