in

Unioncamere: “Tensionet rrezikojnë të shuajnë zhvillimin”

 

Tiranë, 27 janar – “Sot rëndësi ka që dy protagonistët, Sali Berisha dhe Edi Rama, të bëjnë një hap prapa. Sot kjo është gjëja vërtet e rëndësishme për shqiptarët dhe për shumë prej nesh e mbi të cilën besoj se po përqëndrohen përpjekjet e ambasadorëve europianë, Ettore Sequi në radhë të parë, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, i cili këtë vend e njeh mirë”.

Ky është mendimi, që nuk fsheh shqetësimin për një fazë fare të paparashikuar, i shprehur nga drejtorit të degës së Tiranës së Unioncamere Puglia, Luigi Triggiani. Ai është edhe autori i një prijësi për Shqipërinë në ndihmë të ndërmarrjeve italiane që veprojnë atje.

“Ajo që ndodhi, specifikon Triggiani, i shkaktoi shumë dëm një vendi që brenda një njëzetvjeçari i është dashur të metabolizojë eksodin e fundit biblik, i pari që në ekranet tanë u dha drejtpërdrejt e me ngjyra (në 1991) dhe më pas një lloj revolucioni (1997) më rrëzimin e shoqërive piramidale, të cilat në një farë mënyre pararendën me një dhjetëvjeçar krizën e Perëndimit. E megjithatë Shqipëria ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, të pamendueshme përpara dhjetë vjetësh, për të cilat kanë merita të dy kundërshtarët e sotëm.

Kryebashkiaku i Tiranës mbase ka rikuperuar idenë e një qyteti-shtet (praktikisht në Tiranë jeton gjysma e 2,5 milionë shqiptarëve që nuk kanë emigruar), i ka dhënë qytetarëve krenari, me një project financing të detyrueshëm që i ka ndryshuar faqen qytetit. Sali Berisha ka treguar se do të luftojë trafikantët, i ka dhënë vendit një ligj për thithjen e investimeve, një ligj shumë tërheqës për bizneset e vogla të huaja, me një tatim fiks prej 10% mbi fitimet. Janë gjëra shumë të vështira për t’u realizuar në çdo vend. Ata e kanë arritur në pak vjet, edhe pse kanë trashëguar një vend nga i cili kush të mundte, ikte”.

Vdes në traget 70-vjeçari i sëmurë që kthehej nga Italia

Kaos në Shqipëri? Ndërmarrjet vënë bast se nuk do të ketë