in

Flukset: Risitë e fundit nga Ministria e Brendshme

 

Sistemi i dërgesës telematike të kërkesave do të pësojë disa ndryshime më 31 janar, më 2 dhe 3 shkurt

Romë, 30 janar 2011 – Ministria e Brendshme njofton se disa operazione të Sistemit të dërgesës telematike lidhur me decreti e flukseve nuk do të jenë aktive më 31 janar dhe më 2 e 3 shkurt, të ashtuquajturat cilck day.

Më saktësisht, komunikon ministria, që në sitin zyrtar të flukseve, http://nullaostalavoro.interno.it/, “duke filluar nga ora 7.00 e 31 janarit, e 2 dhe 3 shkurtit, deri në orën 10.00 të të njëjtave data, për të garantuar një shërbim optimal, Sistemi i dërgesës telematike nuk do të lejojë opreacionet e regjistrimit, të kërkesës, të përpilimit dhe të përgatitjes për dërgimin e moduleve, operacionet e shkarkimit të programit të dërgesës (mini-cient) dhe shfaqjen e kuponit të dërgesës”.

Praktikisht, në parashikim të paraqitjes së kërkesave të shumta, ministria i lejon sistemit të vet vetëm marrjen e kërkesave, gjë që do të thotë se para orës 7 të click-day-t, të gjithë të interesuarit duhet të kenë në kompjuterin e tyre programin mini-client dhe të kenë bërë gati modulet e përpiluar për nisjen telematike.

Valon Behrami kthehet në Serie A

Decreto flussi 2010: Nuove risposte del ministero degli Interni