in

Vret të shoqen me thikë, arrestohet 62-vjeçari në Busto Arsizio

Viktima Diana Koni, 52 vjeç, vrasësi, që e ka pranuar krimin, bashkëshorti, Muhamed Vrapi. Çifti, prej shumë vitesh në Busto Arsizio, ka tre fëmijë të rritur

Muhamed Vrapi me të shoqen Diana Koni, foto nga FacebookRomë, 15 qershor 2017 – Një 62-vjeçar ka therur për vdekje të shoqen, 52 vjeç. Ngjarja e rëndë, që ka tronditur Busto Arsizio-n në provincën e Vareses, ka si viktimë Diana Konin 52-vjeçare nga Durrësi, ndërsa vrasës Muhamed Vrapin, 62 vjeç, të dy shqiptaro-italianë, prej shumë vitesh në Itali. Ka ndodhur pasditen e djeshme (e mërkurë 14 qershor) në shtëpiinë e çiftit.

Me sa duket, në kulmin e një zënieje me të shoqen, Vrapi ka goditur të shoqen me thikë të paktën 15 herë. Më pas, ka dalë në oborrin e të shtëpisë ku edhe e gjetën karabinierët që u lajmëruan nga fqinjët të alarmuar nga britmat që vinin nga apartamenti i çiftit.

Kur ekipi i ndihmës së shpejtë ka mbërritur në vendngjarje nuk ka mundur të bëjë asgjë për 52-vjeçaren pasi zemra e saj kish pushuar së rrahuri. Nga një vëzhgim të parë të trupit të viktimës, mjeku ligjor ka vënë re të paktën 15 plagë të shkaktuara nga tehu i thikës.

Muhamed Vrapi, që sipas mediave lokale e ka pranuar krimin para karabinierëve, është arrestuar. Nga verifikimet e para, forcave të rendit nuk u rezulton që e shoqja të kish paditur ndonjëherë dhunë nga anë e të shoqit. Madje nga profili facebook i viktimës, qoftë nga fjalët e saj qoftë nga komentet e familjarëve të njohurve të çiftit, duket sikur kishin një marrëdhënie të mirë. “Sot është ditë speciale për të dashurin tim – shkruante ajo më 20 nëntor 2016, me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit – I dashur je baba e bashkëshort special, të dua dhe do të të dua për gjithë jetën tonë”.

Për karabinierët që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes, nuk është aspak e qartë çfarë është bërë shkak për reagimin kafshëror të 62 vjeçarit ndaj të shoqes.

Çifti, prej shumë vitesh në Itali, ka fëmijë të rritur e nipër të vegjël, asnjë prej të cilëve nuk ka qenë i pranishëm në çastin e ngjarjes.

 

Taksa mbi lejeqëndrimet, ja kush e paguan. Sqarimet e ministrisë së Brendshme

La riforma della cittadinanza in Senato. Che sia l’inizio di un lieto fine