in

Çështje italiane në pilula

 

 

Berlusconi dhe çështjet e tij gjyqësore
Në qendër të politikës italiane janë sërish historitë private të kryeministrit. Silvio Berlusconit i duhet të mbrohet nga akuza e marrëdhënieve me pagesë me një të mitur dhe për presione mbi Policinë për të lënë atë të lirë pasi e kishin arrestuar për vjedhje. Ruby, ky është pseudonimi artistik i të resë në qendër të një hetimi për prostitucion të ndjekur nga Prokuroria e Milanos.

Marrjet në pyetje, përgjimet telefonike dhe kontrollimet duket se dhjetëra vajza kanë frekuentuar banesat e kryeministrit kanë pasur marrëdhënie seksuale me të në këmbim të parave dhe favoreve të tjera. Skandali ka kompaktuar radhët e opozitës që kërkon dorëheqjen e Berluscnit dhe formimin e një qeverie të re. Kryeministri hedh poshtë çdo akuzë dhe flet për komplot kundër tij të orkestruar nga gjykatësit e Prokurorisë së Milanos, që edhe më parë e kanë akuzuar, në procese të tjera gjyqësore, për vepra penale si korrupsioni dhe mashtrim fiskal.

 

Rrogat minimale për bashkëpunëtorët familjarë

Presidenti nuk paraqitet para komisionit e hetimit parlamentar