in

Paraqitet në Firence “Niko, Nikolin Gjeloshi, qytetar i botës”

 

Të martën më 15 shkurt, në orën 18.00, në Palazzo Vecchio – Salone dei Cinquecento, do të mbahet ceremonia e paraqitjes së librit “Niko – Nikolin Gjeloshi – cittadino del mondo” i Paolo Segantit, i shtëpisë botuese Edilalbo Edizioni. Prezantimi i librit promovohet nga Presidenca e Këshillit Komunal, me rastin e dhjetëvjetorit të binjakëzimit mes Firences dhe Tiranës. Në ceremoni do të marrin fjalën Kryetari i këshillit komunal të Firences, dr. Eugenio Giani dhe Ambasadori i Shqipërisë në Itali, Sh.T. Llesh Kola.

Subjekti i librit është Nikolini dhe historia e tij nga fëmijëria deri më sot. Novelat e librit, në një farë mënyre “rrëfejnë historinë dhe vuajtjet e shumë shqiptarëve si unë” thotë Nikolini. Ai paraqet imigrantin e fillimit të viteve Nëntëdhjetë, që pas përpjekjesh arriti të hapë një aktivitet të vetin që sot drejton me sukses.

Lexo më shumë për Nikolin Gjeloshin

Flukset 2010: Shpërndahen ndër krahina një pjesë e kuotave

Karta e qëndrimit: pyetje e përgjigje për testin e italishtes