Tragjedi në Casale Monferrato. Një shqiptar ka vrarë pas një grindjeje të egër ish të dashurën, 48 vjeçare. Të thirrur nga fqinjët forcat e rendit gjejnë akoma me thikë në dorë vrasësin por për gruan është tepër vonë
Romë, 15 shtator 2017 – Burra që urrejnë gratë. Deri në atë pikë sa t’u marrin edhe jetën. Ka ndodhur edhe sot pasdite në Casale Monferrato të Alessandrias. Kujtim Hasanaj, 49 vjeç ka therur për vdekje ish bashkëjetuesen e tij, Elena Seprodi, 48-vjeçare rumune, që në një nga ndërhyrjet e fundit publike të lëna në facebook shoqëronte një foto të vetën pikërisht me shprehjen “No alla violenza sulle donne”.
Nga informacionet e para, rreth orës 15 policia e karabinierët kanë shkuar në një pallat të rrugës Asti pasi janë lajmëruar për një zënie të egër. Kur kanë mbërritur në apartament forcat e rendit kanë gjetur pa jetë gruan ndërsa burri është bllokuar ndërsa kishte akoma amën e krimit, një thikë, në dorë.
Tragjedia duket se ka pasur shkak grindjen e radhës – për arsye parash apo tradhëtish të shkuara – mes burrit e gruas që prej disa kohësh nuk jetonin më bashkë.