in

Flukset 2010: 392.310 kërkesa për 98.080 kuotat

Përmbyllet faza fillestare e flukseve: 392.310 kërkesa për 98.080 kuotat. 10.545 kërkesa të paraqitura për shqiptarë. Me tre click-day të flukseve 2010 mbyllet faza më e nxehtë e dërgesës së kërkesave dhe fillon pritja e gjatë për të siguruar ligjërisht qëndrimin në Itali. Qoftë për ata që do të vijnë nga jashtë, qoftë për ata që do të legalizojnë qëndrimin e punën në Itali. Tabela përmbledhëse e ministrisë së Brendshme

Romë, 4 shkurt 2011 – Ashtu si për dekretet e tjera të flukseve, kërkesat kapërcejnë me  disa herë numrin e kuotave të vëna në dispozicion nga qeveria:  se Ministria e Brendshme njofton se deri në orën 8.30 të datës 3 shkurt janë paraqitur 392.310 kërkesa. Praktikisht katër kërkesa për çdo kuotë.

324.709 janë kërkesat e paraqitura për kombësitë me kuota të rezervuara. Nga këto 230.929 për punë shtëpiake dhe 93.780 për punë të varur.

60.983 janë kërkesat e paraqitura nga 2 shkurti për bashkëpunëtorët shtëpiakë: 53.389 për ndihmës në punët e shtëpisë dhe 7.594 për kujdestarë për familjarë të pamundur-

Së fundi, më datën 3 shkurt (click-day i tretë) janë paraqitur 6.618 kërkesa për konvertime lejesh qëndrimi, për punonjës të formuar në vendlindje dhe për punonjës me origjinë italiane.

Nga 31 janari deri më datë 3 shkurt, kërkesat e paraqitura për shqiptarët janë 10.545. Diçka më shumë se dyfishi i kuotave të rezervuara për ta nga qeveria. Praktikisht çdo dy kërkesa për shqiptarët vetëm njëra do të përfundojë me ardhjen (apo legalizimin) e një punonjësi shqiptar. Raport ky relativisht i mirë, po të mbahet parasysh që për kombësi të tjera si Bangladeshi, për të cilën janë paraqitur 50.916 kërkesa, është shumë më i thellë: praktikisht, për çdo kuotë janë paraqitur mbi 21 kërkesa.

ke.bi.

Tabela përmbledhëse e ministrisë së Brendshme

Tabela e detajuar e kërkesave sipas krahinave dhe provincave

Karta e qëndrimit: pyetje e përgjigje për testin e italishtes

Ndërron jetë Leonard Shehu, një nga të plagosurit e Padernos