Ndalohen makinat e rënda për ata që sapo kanë mësuar të ngasin makinat. Rregulli i ri, në fuqi nga 10 shkurti, prek vetëm ata që marrin patentën pas asaj date. Për një vit, të sapo patentuarit mund të ngasin vetëm makina me fuqi absolute deri në 70 kilovat dhe me raportin mes maksimale dhe peshës që nuk kapërcen 55 kilovat për tonelatë. Këto të dhëna tregohen në librezën e qarkullimit të makinave më të reja , për të tjerat duhen bërë llogaritje jo gjithnjë të thjeshta. Por shpejt do të vihet në dispozicion një sistem verifikimi on line, në faqet internet www.ilportaledellautomobilista.it.
Për më tepër, të sapo patentuari duhet të respektojnë kufij shpejtësie më të ulët se të zakonshmit. Për tre vjetët e parë të patentës nuk mund të kapërcehen 100 km në orë në autostradë dhe 90 km në orë në rrugët jourbane kryesore.
Kush nuk respekton rregullat e reja rrezikon deri në 594 euro gjobë dhe 8 muaj pezullim të patentës.
(Së shpejti do të botojmë një shkrim të hollësishëm mbi risitë e fundit të kodit rrugor)