in

Flukset 2010: Shpërndahen ndër krahina të gjitha kuotat

Shpërndahen në krahina e provinca edhe pjesa e mbetur e kuotave. Veneto, Friuli Venezia Giulia dhe Trentino Alto Adige nuk deshën asnjë

Romë, 23 shkurt 2011 – Të gjitha kuotat e flukseve 2010 tashmë janë shpërndarë nfe provincat italiane. Sportelet Unike mund të nisin dhënien e kuotave, kërkesave të paraqitura nga ndërmarrje dhe familje, duke i shqyrtuar në rend kronologjik të mbërritjes deri në përfundim të kuotave.

Në fillim të muajit menjëherë pas tre click-day, Drejtoria e Imigracionit të ministrisë së Punës kish ndarë një pjesë të kuotave në bazë të numrit të kërkesave të paraqitura nëpër krahina (lexo: Shpërndarja paraprake e kuotave), në mënyrë që Sportelet të nisnin shqyrtimin e kërkesave. Ndërsa gjatë javëve të fundit ka pasur konsultime mes ministrisë dhe enteve lokale dhe organizatave shoqërore, që janë shprehur mbi nevojën e krahut të punës. Në bazë të kërkesave të tyre, më 21 shkurt janë shpërndarë edhe pjesa tjetër e kuotave.

Zgjedhjet e bëra nga disa krahina e provinca që nuk duan t’u jepen kuota të reja sepse kanë shumë të papunë, kanë penalizuar ata që kanë paraqitur kërkesa në këto vende. Është rasti i provincave autonome të Trentos dhe Bolzanos, të cilave nuk u është dhënë asnjë kuotë tjetër veç atyre të parave, e krahinës Friuli Venezia Giulia që i janë dhënë vetëm 100 dhe e Venetos që i janë dhënë diçka më shumë se 300.

Kuotat e reja për shqiptarët kanë shkuar kryesisht në Puglia (710), Piemonte (451) Lazio (345), në Lombardi dhe Toskanë (nga 240 në secilën krahinë), Marche (225). Asnjë në Friuli Venezia Giulia, Bolzano, Trento dhe Veneto.

Ministria ka theksuar që në dhënien e kuotave nuk mund të privilegjohen kategori të caktuara punonjësish (si kujdestaret për të pamundurit) në dëm të të tjerëve. Rregulli është i njëjtë për të gjithë: “kërkesat shqyrtohen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së tyre”.

Shpërndarja e kuotave të rezervuara të dekretit të flukseve 2010 sipas krahinave dhe provincave

Kosovë: Pacolli president e Thaçi kryeministër

Gjatë dy vjetëve të fundit edhe imigrantët kanë vuajtur papunësinë