in

Mediat italiane kujtojnë zbarkimet e para 20 vjetëve

20 vjet nga zbarkimet e marsit 1991, janë të shumta mediat italiane që këto ditë kujtojnë përvjetorin. Para së gjithash, edicionet lokale të Puglies, krahina që u dha shqiptarëve ndihmën e mbështetjen e parë.

Edicioni puljez i të përditshmes La Repubblica i ka kushtuar një speciale zbarkimit të marsit 1991. Në lidhjet e mëposhtme gjeni disa nga artikujt e botuar në faqet e saj të shtunën më 5 mars, mes të tjerash një intervistë të komandantit të anijes Vlora e eksodit të gushtit 1991 si edhe videon e atij zbarkimi.

Vent’anni fa lo sbarco dei 27.000
Il primo grande esodo dall’Albania

Il racconto del comandante della Vlora

L’amarcord di Brindisi: mostre, musica e libri

Vent’anni dal grande sbarco

Corriere della sera në edicionin e Barit të 6 marsit i kushton eksodit të shqiptarëve specialen me titull “E ardhmja e shqiptarëve rinisi nga Brindisi” dhe kujton 23 mijë shqiptarët që u mikpritës nga qyteti brenda pak ditëve:

I brindisini accolsero i cugini albanesi. In ventitremila furono accuditi dalla città

La Gazzetta del Mezzogiorno në edicionin e datës 6 mars veç artikullit me titull “Puglia si toka e premtuar” të shoqëruar nga dy galeri të pasura fotografike mbi eksodin e marsit dhe atë të gushtit 1991, boton edhe dëshminë e një 40 vjeçari shqiptar të kthyer në Tiranë që “mban brindizinët në zemër”.

Brindisi, 7 marzo 1991. Il primo sbarco di albanesi. Puglia come terra promessa

La testimonianza: «I brindisini li ho nel cuore»

Federalizmi i komunave. Më shumë taksa për rezidentët

Pakësohen aksidentet në punë