in

Kriza në Afrikë shtrenjton jetesën në Itali

Pasojat e krizës në Afrikën e Veriut po ndihen tashmë edhe në xhepat e italianëve: çmimi i benzinës është ngritur si asnjëherë. Sot kushton mbi 1 euro e gjysmë për litër, dhe llogaritet që në dy muajt e parë të vitit mbushja e një makine të cilindratës së mesme është rritur me 4 euro.

Po mbërrijnë edhe shtrenjtime të gazit që sipas Institutit të kërkimeve Nomisma në prill do të kushtojë mesatarisht 21 euro më shumë për familje. Ndërsa energjia elektrike do të rritet me vetëm 3 euro.

E nuk mbaron me kaq. Shoqata e konsumatorëve Federconsumatori kujton që rritja e naftës do të sjellë pasoja edhe për derivatet e saj si detergjentet dhe plastika, dhe për mallrat ushqimorë, që udhëtojnë me kamionë, pra ndiejnë rritjen e karburantit.

Nëse çmimi i naftës nuk ulet, familjet italiane do të arrijnë të shpenzojmë mbi 700 euro më shumë në një vit.

Saimir Pirgu. Eliksiri i suksesit

Emigrantët të diskriminuar nga Auditel