in

Përpiqet të korruptojë karabinierët, arrestohet

U fut në xhep dy kartëmonedha 50 euroshe karabinierëve për t’i bindur që të mos i sekuestrojnë makinën që nuk kishte sigurimin e detyrueshëm, por këta i vënë hekurat

Bari, 20 mars 2011 – Të premten e shkuar në Altamura, karabinierët kanë arrestuar një shtetas shqiptar, 36 vjeç. E akuzojnë për nxitje të korrupsionit, për deklarime e paraqitje dokumentesh të rreme.

Karabinierët e Grupit operativ, duke kaluar në rrguën Alberobello, kanë vërejtur një Rover 200 që kryente manovra të rrezikshme dhe e kanë kontrolluar. Personi në timon ishte i dehur. Për më tepër, gjatë kontrollit të dokumentacionit të qarkullimit të vendosura në xhamin e përparshëm të veturës, karabinierët panë se kuponi i sigurimit të makinës (Rc auto) ishte i falsifikuar.

36-vjeçari fillimisht u ka propozuar me gojë se u jepte 100 euro për ta mbyllur me kaq çështjen, dhe më pas ka zbritur nga makina dhe u ka futur në xhep karabinierëve dy kartëmonedha nga 50 euro.
E arrestojnë menjëherë. Pas kontrollit me etilometër zbulojnë që vlera e alkoolit në gjak është tetë herë më e lartë se ajo e lejueshmja, kështu që e dononcojnë edhe për ngarje makine në gjendje të pirë.

Kështu shqiptari ka përfunduar në burgune Barit, ndërsa i janë sekuestruar, paratë, makina dhe kuponi i sigurimit të makinës.

Aleanca Kuq e Zi: “Jo regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare”

Bie nga kati i pestë dhe humb jetën një fëmijë tre vjeç