Pordenone, 20 mars 2011 – Një vajzë trevjeçare ka vdekur sot pasdite, pasi kishte rënë nga kati i pestë në një pallat në qendër të Pordenones. Sipas një rindërtimi të paë të ngjarjes, vogëlushja, bijë e një çifti shqiptarësh është zgjatur në parmakun e ballkonit apo të tarracës dhe ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash. Është dërguar menjëherë në repartin e Ndihmës së Shpejtë të spittalit të qytetit, por ka vdekur me të mbërritur.
Forcat e rendit po bëjnë verifikimet e zakonshme në vendin e ngjarjes, ndërsa prindërit e voogëlushes janë të tronditur thellë.