in

Në Tiranë, vizita e parë zyrtare e presidentit të Kosovës Pacolli

Më 21 dhe 22 mars presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në vizitën e parë zyrtare jashtë vendit pas zgjedhjes në këtë post, do të hskojë në Shqipëri ku është ftuar nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi

Tiranë, 20 mars 2011 – Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë të hënën në Tiranë për një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të Presidentit Bamir Topi. Kreu i shtetit të Kosovës do të pritet në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, me të cilin do të japë dhe një konferencë për shtyp.

Pacolli do të ketë takime të veçanta me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si dhe do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse parlamentit shqiptar.

Më 22 mars, Presidenti i Kosoves do takohet me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, dhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Ai do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës ku do t’i dorëzohet çmimi “Honoris Causa”, si dhe do të përshëndesë punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë.

 

Bie nga kati i pestë dhe humb jetën një fëmijë tre vjeç

Kapet trafikanti i kërkuar prej 9 vitesh