in

Paditet tifozi për sulmin racist ndaj një shqiptari

Një tifoz i skuadrës së futbollit të Trevizos është paditur për sulm e lëndim, me rrethanën rënduese të diskriminimit ose urrejtjes racore apo fetare. Gjatë hetimeve të kryera nga Kuestura e Venecias lidhur me sulmin më 13 mars të një punonjësi shqiptar në një pikë shpërndarjeje karburanti, ka rezultuar se personi i akuzuar ka pasur lidhje me grupe ekstremiste të djathta më ngjyra neofashiste dhe neonaziste.

Për të njëjtin episod janë paditur edhe tre tifozë të tjerë të cilët akuzohen se kanë shkatërruar e vjedhur në pikën e karburantit.

Pas ngjarjes u vendos urgjentisht për të katër tifozët e akuzuar i ashtuquajturi D.A.SPO (ndalimi i hyrjes në impiantet sportive) për të gjitha ndeshjet e futbollit dhe basketbollit.

Flukset e sezonalëve: Udhëzues i ilustruar

Gjykata e Strasburgut: “Kryqi nuk kufizon lirinë fetare të nxënësve”