in

Çdo gjashtë emigrantë një ka blerë shtëpi në Itali

Studimi i Ismu-t: 18% e shqiptarëve, shtëpinë e kanë të vetën në Itali

Romë, 23 mars 2011-  Sipas një studimi të kryer nga Ismu, fondacioni për studimet mbi multietnicitetin , del një tablo e papritur për sa i përket të dhënave mbi numrin e të huajve që në vitin 2009 kanë qenë me prona në Itali.

Në fakt vihet në dukje se në periudhën mes 1 korrikut 2005 dhe 1 janarit 2009, numri i shtëpive pronë e emigrantëve është rritur në masën 6%, duke kaluar brenda katër vjetësh nga 11% në 17%.

Në bazë të rezultateve të dy hulumtimeve mbi bazë kampioni të kryera nga Ismu në shkallë kombëtare mbi grupe prej 30mijë vetë në vitin 2005 dhe 12mijë në  2009, del se rritja më e madhe ka prekur emigrantët me origjinë nga vendet më lindorë të Europës lindore, me ukrainasit që kanë kaluar nga 2% në 12%.

Shumë domethënës edhe kuotat e të ashtuquajturve komunitarë të rinj, polakë dhe rumunë, të cilët nga 3% që ishin pronarë në vitin 2005 kanë kaluar në 14% në 2009. Në nivel absolut është i bujshëm treguesi i kinezëve i cili ka kaluar nga 18% në 32%: praktikisht çdo tre kinezë, njëri është pronar i shtëpisë ku jeton.

Studiuesit e Ismu janë ndalur në grupet kryesore të emigrantëve në Itali, mes tyre senegalezët që nga 8% që kishin shtëpi në pronësi, kanë kaluar në 19%, ndërsa emigrantët afrikanoveriorë nga Tunizia e Maroku, nga 9% i regjistruar në vitin 2005 kanë arritur në 14% dhe 15% në vitin 2009.

E së fundi shqiptarët, 11% e të cilëve në vitin 2005 kishin në pronësi banesën, ndërsa në vitin 2009 kjo kuotë ka arritur në 18%.

E ardhmja e dyshimtë e bërthamores në Itali

Arrestohet në Ventimiglia i kërkuari në Shqipëri