in

Kapet në Piemonte shqiptari me arrest shtëpie në Messina

Përpiqet të arratiset në Francë i akuzuari për tentativë vrasjeje në Messina. Bllokohet në Piemonte

Romë, 27 mars 2011 – Largohet nga banesa e tij në provincën e Messinas ku duhet të qëndronte për shkak të masës së arrestit shtëpiak, dhe kapet në Piemonte, në kufi me Francën.

Protagonisti është Taulant Marsheftaj, 21 vjeç rezident në Barcellona Pozzo di Gotto (të Messinas). I akuzuar për tentativë vrasjeje, për shkak të të cilës i ishte dhënë edhe masa e arrestit shtëpiak, ai ishte larguar nga vendbanimi pa lënë gjurmë më 15 mars.

U gjet të premten në një tren ppër në Francë me dukemente të rreme.

Marsheftaj akuzohet se i ka qëlluar me armë një të riu duke e plagosur në kofshë. Ngjarja është e 30 marsit të vitit 2009, dhe ka ndodhur në komunën e tij të rezidencës. Pas hetimeve ai është arrestuar bashkë me pesë persona të tjerë, nga të cilët tre të mitur.

“Jam i pafajshëm – u ka thënë pardje agjentëve që e kanë ndaluar – prandaj doja të largohesha jashtë Italisë”.

Ekzekutohet me plumb në kokë një shqiptar 35 vjeç

Racizmi në fushat e lojës të të rinjve