in

Emigrantët në Toskanë, në kthetrat e krizës

Në Grosseto të Toskanës, janë aktualisht të pranishëm të huaj nga 127 (njëqindenjëzeteshtatë) kombësi, ndërkohë që në Grosseto e provinca banorët janë 230.000 banorë. Sipas statistikave, Istat të 2009, shqiptarë nga Shqipëria me rezidencë janë aktualisht 2.102 persona të shpërndarë në të njëzet e tetë komunat e Grossetos.

Përsa përket krizës, sipas një statistike në 20% të të papunëve, 19% janë emigrantë, e janë ata që u prekën të parët, më pas të rinjtë, gratë e kështu me radhë. Kjo kuptohet se si shikohet akoma emigranti, e shqiptarët e kësaj zone sakrifikojnë për mbijetesë, e Grosseto është vend bregdetar, bujqësor, ndaj thjesht punë stinore mund të bëhet aty, por kriza ka depërtuar kudo.

Në provincën e Grossetos aktualisht 8,4%, e populli femëror paraqet shumicën me një numër: 10.270 ndërsa meshkuj 8.823, e ndërkohë lindjet nga ana e jo italianeve arrin në 13%, kurse lindjet e italianeve 7, 4%. Grosseto ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve nga 2002 deri në 2008-tën, në 220% dhe e ndjek Livorno me 200%, Massa Carrara 170%, Luca e Siena 160%.

Por duke parë anën ekonomike të Grossetos, kjo nuk është pozitive, pasi më 31 tetor të 2010-tës ishin të shkruar në qendrën e punësimit 21.615 persona, 3.685 vetë më shumë në krahasim të 2008-tës. Vërehet edhe një përkeqësim i cilësisë të punës, e kam fjalën për rritjen e madhe të kontratave me kohë të kufizuar deri në 75%.

Papunësia ka goditur fort, mbi të gjitha gratë e të dhënat e dëshmojnë: 63% të më shumë se 21.600 të të regjistruarve në zyrën punësimit, më shumë se 13. 700 janë gra.
Në brendësi të kësaj situate jopozitive në nivel të përgjithshëm shikojmë që përveç grave, janë personat me origjinë jo-italianë ata që e vuajnë më shumë: 4.800 të regjistruar në zyrën e punës, rreth 19,5% të të gjithë të regjistruarve, një e dhënë që e flet vetë po të mbahet parasysh që emigrantët paraqesin më pak se 9% të rezidentëve në përgjithësi.

Por konfirmimi që personat me origjinë jo italiane, po mbajnë mbi supe më shumë krizën, vjen nga ballafaqimi në mes popullsisë emigrante e të asaj autoktone: 22% e emigrantëve janë të papunë, kundrejt 10% të burrave me kombësi italiane e 17% të grave.
Një tjetër shqetësim është ai, relativ ne zgjatjen e periudhës së papunësisë: 77% e të papunëve janë që nga 12 muaj, ndërsa gjysma e këtyre madje nga tre vjet.

Gjëja që bën përshtypje është që sipërmarrësit shqiptarë të paktën, kanë punësuar në shumicën e rasteve bashkatdhetarë, e kjo duhet vlerësuar veçanërisht në këtë çast të vështirë krize kur emigrantët më shumë se kurrë shihen si ata që u marrin vendin e punës italianëve.

Durim Mema
Shoqata Kulturore Shqiptare Grosseto

Zgjedhjet vendore: sot zyrtarizohen kandidaturat

Presidenti Topi, vizitë në Bologna