24 mars – Savona
Në janar të vitit 2009 shtetasi shqiptar 48-vjeçar M.M. u aksidentua gjatë manovrimit të një karrele ngritëse. Pësoi një dëmtim të rëndë në dorën e djathtë, gjë që i ka shkaktuar një invaliditet të përhershëm në masën 12%, të njohur nga Instituti Kombëtar për Aksidentet në Punë. Më 24 mars u hap gjyqi kundër punëdhënësit, Davide B. 43 vjeç, pronari i firmës “Ecoliguria”, i akuzuar për lëndime pa dashje dhe shkelje të normave të sigurisë. Gjatë seancës së parë, gjykatësi e konsideroi jo të saktë rrëfimin e aksidentit dhe vendosi zhvillimin e një seance tjetër më 31 maj për të dëgjuar vetë shqiptarin e aksidentuar.
28 mars – Cuneo
Hapet në gjykatën e Cuneo gjyqi për aksidentin e shqiptarit K.R., punonjës i firmës A.R. Costruzioni. Për dëmtime pa dashje akuzohen përgjegjësi për sigurinë dhe punëdhënësja e viktimës. Punonjësi shqiptar po manovronte me telekomandë një kafaz metalik që lëvizte mbi shina, i kapur me katër zinxhirë në cepa. Papritur kafazi qe shkëputur nga kllapat e sigurisë duke rënë mbi punëtorin shqiptar që pësoi thyerjedhe dëmtime të rënda. Është vlerësuar që dëmtimi biologjik që ka pësuar ka qenë 70% me një dobësin të përhershëm të njërës këmbë. Gjatë dëshmisë në gjyq të kolegëve të punonjësit shqiptar kllapat e sigurisë që duhet të ndalonin daljen e kafazit nga shinat, ishin tepët të konsumuara nga përdorimi. Madje ato janë ndërruar menjëherë pas aksidentit. Edhe në këtë rast gjykatësi ka vendosur zhvillimin e një seancë tjetër më 1 korrik për të dëgjuar dëshmitarë të tjerë.