Patentinoja për të ngarë mini-makinat dhe motiçikletat 50 kubikëshe do të jepet pas kalimit të dy provave: një teorike dhe një praktike
Nga 1 prilli nevojitet edhe prova praktike për të marrë të ashtuquajturin patentino, dokumentin e detyrueshem për të mitur e të rritur pa patentë që duan t’i japin motoçikletës apo mini-makinave.
Deri më sot mjaftonte t’u përgjigjeshe një quiz-i. Sot kush kalon quiz-in merr të ashtuquajturën fletë rozë, dokumentin e vlefshëm për gjashtë muaj që të lejon të ushtrohesh në zona me pak trafik.
Përpara se fleta rozë të skadojë duhet kaluar edhe një provë praktike, e ndarë në dy faza. e para zhvillohet në një zonë të mbyllur për trafikun. kush nget motoçikletën, duhet të bëjë një slalom mes birilave, një kalim në formë 8, një kalim në një korridor të ngushtë dhe një ndalesë.
Ndërsa me mini-makinat duhen rregulluar pasqyrat dhe ndenjëset, duhet marrë një kthesë, të shkohet mbrapsht, të frenohet dhe të parkohet. Faza e dytë e provës konsiston në ngarjen e motoçikletës apo të mini-makinës në trafik.
Risia nuk prek ata që kanë mbushur 18 vjeç brenda 30 shtatorit 2005, që do të mund të marrin patentinon pa provime por vetëm me ndjekjen e një shkolle guide.