in

Bien dërgesat drejt vendlindjes – emigrantët në krizë

Sipas hulumtimit të fundit të fondacionit Leone Moressa, gjatë vitit 2010, për herë të parë është regjistruar një rënie e dërgesave në masën -5,4% nga ana e imigrantëve. Në krahasim me vitin 2009, kur jashtë vendit dërgoheshin 6,7 miliardë, vitin e kaluar kjo shumë ka qenë 0,4 miliardë euro më e ulët. 

6,3 miliardë eurot që janë dërguar jashtë këtë vit përfaqësojnë 0,41% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Italisë, ndërsa llogaritet që mesatarisht çdo i huaj dërgon në atdhe rreth 1.508 euro në vit.

Kjo e dhënë është me tendencë krejt të kundërt në krahasim me vitet e fundit, kur dërgesat ishin rritur deri në dhjetë herë (985,2%) në periudhën mes viteve 2000 dhe 2010. Vlera e parave që dalin nga Italia ka pësuar një rritje të madhe në vitin 2004 kur raporti mes dërgesave dhe Prodhimit të Brendshmë Bruto kaloi nga 0,09% në 0,19%, duke u vendosur në vitin e mëpasshëm 0,27% dhe duke mbërritur në vitin 2010 kuotën prej 0,41% nel 2010.

Mbi një e katërta e parave që dalin nga Italia nisen nga Lazio (28,7%), më pas radhiten Lombardia e Toscana, respektivisht e dyta dhe e treta (19,3% e 8,8%). Vetëm nga Roma nisen më shumë se një e katërt ae dërgesave kombëtare (27,5%), e ndjekur nga Milano, larg rreth 15 pikë përqindjeje (12,9%). Më pas radhiten Napoli (3,3%) dhe Firenze (3,1%).

Gati gjysma e dërgesave (47,4%) që dalin nga territori kombëtar shkojnë në Azi (mbi 3 miliardë euro), ndërsa një e katërta janë për vendet europiane (të cilat kanë dërgesa prej  1,7 miliardë eurosh). Nga pjesa që mbetet, rreth 12,5% shkojnë drejt Afrikës dhe gati 12% në kontinentin amerikan.

Vendi që ka marrë më shumë para nga Italia gjatë vitit 2010 me dërgesat është Kina me një shumë të përgjithshme prej 1,7 miliardë eurosh. Në vend tëdytë dhe të tretë radhiten Romania dhe Filipinet që thithin respektivisht 12,5%  dhe 11,2% të dërgesave të përgjithshme. Më pas radhiten Maroku, Senegali, Bangladeshi dhe Peruja.

Lexo edhe: Bien ndjeshëm remitancat e emigrantëve shqiptarë

Zihen në burg, 22 të plagosur

Flukset 2010: Tërhoqa nulla-osta, po tani?