in

Kontrollori imigrantit: “Shpresojmë që të vijë Hitleri …”

Video tronditëse nga treni Potenza-Bari. Shoqëria e hekurudhave Appulo Lucane: “Na ndihmoni të gjejmë fajtorin”

Romë, 6 maj 2011 – “Shpresojmë që të vijë Hitleri që të të këpusë kokën dhe të të fusë në krematorium”. Është ky urimi që një kontrollor i Hekurudhave Appulo Lucane, FAL, i drejton një personi me ngjyrë.

Filmimi është bërë gjatë udhëtimit Potenza-Bari nga disa të rinj dhe është botuar në blogun e shoqatës së Altamura-s “Il Grillaio”. Përmes presidentit Matteo Colamussi, FAL kërkon ndjesë “për këtë shenjë injorance dhe dhune ndaj dinjitetit njerëzor” dhe u drejtojnë një apel autorëve të videos që, me dëshminë e tyre të mundësojnë identifikimin e kontrollorit filo-nazist.

Rugby shqiptar në Rio 2016? Mbështetni “kombëtaren” e shqiptarëve në Itali

Muratori kërcënon ndërmarrjen: “Më paguani ose do të vras veten”