in

KQZ: Deri në orën 14.00 ka votuar 22% e zgjedhësve

Tiranë, 8 maj 2011 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arben Ristani, deklaroi se pjesëmarrja ne votime deri ne oren 14.00 në shkallë vendi është 22 %.
“Përqindja më e lartë e pjesëmarrjes në votime llogaritet në Bashkinë e Çorovodës me 32 %, ndërsa pjesëmarrja në Bashkinë e Tiranës deri tani është 20 %”, deklaroi Ristani.
I pyetur nga mediat mbi pretendimet e ngritura nga strukturat e Partisë Socialiste mbi bojën matrikulluese, Ristani theksoi se “ky është një pretendim i ngritur edhe në zgjedhjet e tjera në të njëjtën formë dhe mënyrë, pavarësisht konkurrentëve në garë”.
Ai informoi se boja matrikulluese është prodhuar nga një shoqëri gjermane, e cila ka prodhuar bojën edhe për zgjedhjet e tjera të zhvilluara deri tani. “Laboratorët përgjegjës që e kanë testuar kanë dhënë si konkluzion se boja matrikulluese është e mirë”, theksoi kreu i KQZ-së, Ristani.
     
Më poshtë vijon përqindja e votuesve sipas qarqeve:
Berat            23.21 %
Dibër            23.73 %
Durrës          15.55 %
Elbasan         25.29 %
Fier               13.79 %
Gjirokastër    25.34 %
Korçë           23.68 %
Kukës          23.39
Lezhë           23.68 %
Shkodër       23.07 %
Tiranë          17. 57 %
Vlorë           16.34 %

 

Emigrantët, spektatorët e procesit zgjedhor në Shqipëri

Rreth 8 mijë emigrantë shkojnë në Shqipëri për të votuar