Tiranë, 8 maj 2011 – Gjatë ditës së sotme, që prej orës 24.00 deri në orën 11:00, ka patur fluks të hyrjes së shtetasve shqiptarë në disa prej pikave kryesore kufitare të vendit, duke e çuar numrin në 7.972 persona.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se nga pika kufitare në Rinas kanë hyrë 149 shtetas shqiptarë, nga pikat kufitare në Shkodër kanë hyrë 185 shtetas, nga pikat kufitare në Kukës kanë hyrë 943 shtetas, ndërkohë që nga porti i Durrësit kanë hyrë 671 shtetas.
Në pikën kufitare të Dibrës kanë hyrë 35 persona, në pikat kufitare të Vlorës kanë hyrë 1.343 shtetas shqiptarë, ndërsa nga Kakavija (Gjirokastër) kanë hyrë edhe numri më i madh i personave, 3.048 shtetas.
Fluks ka pasur edhe në pikat kufitare të Korçës, ku deri në orën 11:00 kanë hyrë 1.598 persona, pjesa më e madhe nga pika kufitare e Kapshticës.