Tiranë, 11 maj 2011 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditëson të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 16:00. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Arti Lushi, në rang vendi kanë votuar 35 për qind e qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Arben Ristani në një prononcim për mediat tha “Procesi votimit ka nisur dhe po vazhdon shumë mirë. Janë vërejtur disa probleme, por që janë të pakta në krahasim me totalin”. Ai e vlerësoi të qetë procesin në ditën e sotme, ndërsa theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve në votime është me një trend në rritje. “Ndoshta shpresojmë të jetë më e lartë se 50% e votuesve” tha Ristani.
Më poshtë vijojnë shifrat mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje deri në orën 16.00 sipas bashkive
Kuçovë 33.19 %
Corovodë 56.83 %
Peshkopi 39.59 %
Burrel 37.63 %
Bulqizë 40.73 %
Durrës 22 %
Krujë 35.81 %
Elbasan 31 %
Gramsh 41 %
Peqin 49.76 %
Librazhd 41.3 %
Fier 23 %
Lushnjë 38.4 %
Ballsh 35.9 %
Gjirokastër 32.16 %
Tepelenë 52 %
Permet 18.39 %
Korçë 27 %
Ersekë 44.57 %
Pogradec 32.9 %
Bilisht 43 %
Kukës 50 %
Krujë 60 %
B.Curri 41.76 %
Lezhë 27.5 %
Rreshen 33.2 %
Laç 21.71 %
Shkodër 20.9 %
Pukë 57 %
Koplik 24.5 %
Tiranë 34 %
Kamëz 22.5 %
Kavajë 38 %
Vlorë 17.8 %
Sarandë 22.34 %
Delvinë 30.3 %