Tiranë, 8 maj 2011 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet vendore të 8 majit, deri në orën 19.00. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Arti Lushi, në rang vendi kanë votuar 50,9 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Ndër to pjesëmarrja e femrave në votime ka qenë 45.4%.
Edhe pse kjo është ora e mbylljes së procesit të zgjedhjeve, vazhdon të votohet në qendra të ndryshme edhe pas kësaj ore, ndaj shifrat e dhëna nga KQZ mund të mos jenë përfundimtaret.
Më poshtë vijojnë shifrat mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje në total dhe pjesëmarrja e femrave ne votime:
Bashkitë Pjesëmarrja totale Pjesëmarrja e femrave
Elbasan 50 % 46.8 %
Gramsh 53.4 % 38.6 %
Peqin 59.1 % 36.2%
Librazhd 58.3 % 48.9 %
Fier 38.1 % 44.8 %
Lushnjë 46.3 % 42.6 %
Ballsh 44.2 % 43.2 %
Gjirokastër 51 % 49.5 %
Tepelenë 46.1 % 47.2 %
Përmet 38.9 % 37.5 %
Korçë 44.7% 37.7 %
Ersekë 51.7 % 37.4 %
Pogradec 50.8 % 47.7 %
Bilisht 60.6 % 60 %
Kukës 65.5 % 53 %
Krujë 77 % 39.1 %
B. Curri 58.3 % 46.3 %
Lezhë 39.3 % 47.2 %
Rrëshen 51.5 % 50 %
Laç 49 % 42.9 %
Shkodër 38 % 50.2 %
Pukë 77.9 % 55.5 %
Koplik 60 % 40.8 %
Tiranë 47.3 % 50.2%
Kamëz 48.6 % 48.7 %
Kavajë 38.8 % 48.3 %
Vlorë 42.2 % 45.9 %
Sarandë 38.4 % 40.3 %b