Balerini shqiptar Leon Cino do të ngjitet në skenën e Teatro Greco në Romë më 22 maj me shfaqjen “Tra Uomo e Donna”. Ai do të jetë protagonist, i shoqëruar nga 10 balerinë të njohur.
Pjesa e parë e shfaqjes frymëzohet nga novela Karmen e P.Merimee dhe opera e G.Bizet e shkurar mbi këtë tekst. Leon Cino ka bërë dhe regjinë e drejtimin artistik të shfaqjes e cila ka koreografi të Alex Atzewi dhe Tania Matos. Në të përzjehen nota të folklorit të Siviljes që nxjerrin në pah karakterin krenar të Don Jose’, i interpretuar nga Leon Cino.
Pjesa e dytë, “Pasioni” është një sfidë e vërtetë e baletit, i cili në këtë pjesë prek kufijtë e tij, duke iu afruar të pamundurës. Emocionet, energjitë dhe lëvizjet e trupës arrijnë nivele të larta, të shoqëruara nga notat e tangos. Kjo është muzika që shoqëron e rrëfen marrëdhënien e një çifti. Pasionet e dëshirat rrëfehen nëpërmjet hapave elegantë, emocionet përçohen nga pakësimi gjithnjë e më i madh i hapësirës mes interpretuesve.
Balerinë
Simona Deiana, Annalisa Cianci, Antonello Mastrangelo, Devis Rada, Barbara Pennavaria, Angelo Marotta, Michela Bruni, Alessandra Calore, Marina Quassia, Eva Capasso, Emanuele Giombetti.
Koreografë Alex Atzewi dhe Tania Matos
Regjisor dhe Drejtor Artistik LEON CINO
Informacione dhe prenotime 06 860 75 13