in

Qershor, deklarime të ardhurash dhe pagesa taksash

Afrohet koha për të paraqitur deklaratën e të ardhurave të vitit të kaluar. Punonjësit e varur do të kenë disa ditë më shumë për t’i komunikuar shtetit se sa kanë fituar dhe për të ditur se sa taksa duhet të paguajnë.

Është zgjatur deri më 20 qershor afati për paraqitjen e modelit 730, pranë ndërmjetësve të autorizuar si konsulentët fiskale dhe qendrat e asistencës, të ashtuquajturat CAF. Paraqitja e deklaratës së të ardhurave është falas, por për ata që kanë nevojë për ndihmë në përpilimin e modelit, kostoja është disa dhjetëra euro. Për deklaratën e të ardhurave është themelor modeli CUD, certifikata e lëshuar nga punëdhënësi nga e cila rezultojnë se sa taksa janë mbajtur nga rroga.

Kanë rëndësi dhe kuponët fiskalë, faturat dhe dokumentet e tjera që dëshmojnë shpenzime të veçanta si për shembull ato mjekësore, që japin mundësinë për të paguar më pak taksa.

Rrjedhoja e deklaratës së të ardhurave ndihet në fletë-rrogat e korrikut. Ata që kanë derdhur më shumë taksa seç duhet, do t’u kthehet shuma e tepërt, ndërsa ata që i kanë ende borxhe shtetit, do të kenë një rrogë më të vogël se zakonisht.

Brukseli: Të jepen rezultatet e zgjedhjeve sa më shpejt

Më pak çifte të përziera, për faj të paketës së sigurisë