Me datë 7 qershor 2011 nis Kursi i Formimit Profesional për Krijimin e një Sipërmarrjeje në kuadrin e Projektit – “Vlerësimi i Kapitalit Profesional të Emigrantëve Shqiptarë. Strumentë operativë dhe mbështetje për rikthimin në Atdhe”.
Kursi intensiv, i cili urezervohet maksimumi 20 personave, do të zgjasë 1 muaj dhe do të zhvillohet nga ora 18.00 deri në 20.30.
Kursi përmbledh këto lëndë:
· Ideja për një Plan Biznesi
· Baza Marketingu dhe Menaxhimi
· Procedura dhe kuadro legale për krijimin e një sipërmarrje në Shqipëri
Pjesëmarrja është falas.
Iniciativa u drejtohet të gjithë emigrantëve me dokumente qëndrimi të cilët jetojnë e punojnë në territorin e Lombardisë. Punëtorë të të gjitha kategorive ose studentë universitarë, të cilët kanë përfituar apo po përfitojnë kompetenca profesionale në Itali dhe janë të interesuar të rikthehen në Shqipëri për të ndërtuar një aktivitet privat.
Projekti është promovuar dhe realizuar nga një konsorc shoqatash italiane të cilat operojnë në sektorin e mbështetjes së emigrantëve në Itali i përbërë nga CeLIM Milano, ACLI Lombardia, Illyricum, IPSIA e UNSA dhe financohet nga Komuna e Milanos.
Për Info dhe Kontakte
Bujar Teliti Blerina Kushta E-mail: teliti@celim.it Tel: 389 91 24 584 www.celim.it