in

KE: “Të rivendosen vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor”. Rrezikon edhe Shqipëria?

Masa merret për shkak se qytetarë të këtyre vendeve kanë abuzuar me liberalizimin. Rrezikon edhe Shqipëria rivënien e regjimit të vizave për vendet Schengen?

Romë, 23 maj 2011 – Agjencia evropiane e lajmeve EurActiv njofton se Komisioni Europian do të propozojë më 24 maj futjen e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetasit e të cilave kanë abuzuar me liberalizimin.

Masa duhet të ndëshkojë vende si Serbia e Maqedonia që nuk arritën të marrin masat e nevojshme për të ndaluar shtetasit e tyre të përfitojnë nga liberalizimi për të kërkuar strehim politik në një nga vendet Schengen.

Sipas kësaj agjencie, komisari i Punëve të Brendshme të Europës Cecilia Malmström do të propozojë nesër futjen e një klauzole mbrojtjeje, që të parashikojë rivënien e regjimit të vizave për vendet e treta. Sanksioni duket se kërkohet nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të BE-së.

Më pas propozimi do t’u paraqitet për miratim ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së në mbledhjen e 9-10 qershorit 2011 në Luksemburg.

Sipas raporteve të ndryshme të deritanishme, kërkuesit e strehimit politik që vijnë nga Ballkani Perëndimor janë kryesisht të etnisë rome dhe shqiptare, por kërkesat etyre mbështeten në arsye ekonomike. Në fakt kërkuesit janë të ndërgjegjshëm që nuk mund të përfitojnë strehim politik por ndërkaq përfitojnë nga periudha e vlerësimit të kërkesës së tyre gjatë të cilës u jepet një vend strehimi dhe para xhepi.

 Nuk jepen detaje nëse masa do të merret për vende të veçanta të Ballkanit Perëndimor apo për të gjitha bashkë.

Prokuroria belge i përkushton një sallë Ina Ramës

Arezzo. Humb jetën në aksident rrugor 39 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve