in

Lejeqëndrime me hapin e breshkës{br}Dhjetë pyetjet e imigrantëve të Bolonjës

Koordinimi për Migrantët: “Pritje shumë të gjata informacion shumë i pakët”. Policia: “Ne bëjmë gjithçka është e mundur”

Romë, 24 maj 2011 – Zgjat së tepërmi në Bolonjë pritja për lejeqëndrim, ndonjëherë arrin edhe në dy vjet. Jo rrallë kur leja arrin, është gati e skaduar. Është gjithashtu shumë e vështirë marrja e informacioneve nga policia për praktikën.

Ankesa mbërrin nga Koordinimi i Migrantëve (Coordinamento Migranti) të Bolonjës, sipas të cilit është e mundur të përshpejtohet procesi. “Si është e mundur – shtron pyetjen shoqata  – që lejeqëndrimet humanitare të përdoren si justifikim për afatet e gjata në ripërtëritjen e lejeve të punës? Nëse qe i mundur dorëzimi brenda pak javëve i lejeve humanitare, kjo mund të behët për të gjitha lejet”.
“Ndoshta – vazhdon Koordinimi për Migrantët – policia nuk e di se është e vështirë të gjendet një vend pune kur në xhep ke vetëm kuponin  që posta të dorëzon për përtëritjen e lejeqëndrimit, ose të merret një kredi a një shtëpi me qira. Ndoshta policia nuk e di se studentët  emigrantë me këtë kupon nuk mund të regjistrojnë provimet që janë të nevojshme për përtëritjen e lejeqëndrimit. Ndoshta nuk e di edhe që personeli i saj shpesh është arrogant dhe kërcënues”.

Për këtë arsye shoqata ka përgatitur një listë prej dhjetë pyetjesh për Kuesturën :

  1. Sa janë lejeqëndrimet aktualisht të bllokuara në kuesturë?
  2. Sa prej tyre janë për bashkim familjar?
  3. Sa janë lejeqëndrimet për studim në pritje të përtëritjes?
  4. Si janë  lejet e sanatories së vitit 2009 ende të padorëzuara?
  5. Pse lejeqëndrimi nuk është i vlefshëm nga data e shtypjes ose dorëzimit, por nga ajo e kërkesës për përtëritje? Pse dorëzohen leje me vlefshmëri që zgjat një ose dy muaj nga data e dorëzimit?
  6. Në qoftë se mungon ndonjë dokument, kuestura informon imigrantët muaj e muaj më vonë? Pse dokumentet nuk kontrollohen kur merren shenjat e gishtërinjve?
  7. Pse, pas pritjes disa mujore, kur shqyrtohet dokumentet, policia kërkon përditësimin e tyre edhe në rast se ata  ishin të saktë në kohën e aplikimit për rinovimi?
  8. Sa kohë i duhet kuesturës për të kryer shqyrtimet?
  9. Nëse imigranti kërkon një informacion pse zyrtarët i thonë që të shkruajë një  e-mail, të cilës askush nuk i përgjigjet?
  10. Pse zyra e informacionit u mbyll?

Kuestura përgjigjet në një shënim të botuar më 20 maj në anën e pasme edicioni lokal të La Repubblica Bolonjës. “Jemi të befasuar, duke pasur parasysh kontaktet dhe gadishmërinë që kemi treguar. Zyrtarët tanë takohen rregullisht, çdo janë ose sa herë që del nevoja, me përfaqësuesit e sindikatave, patronateve dhe shoqatave, përfshirë këtu edhe Koordinimin e Migrantëve. Zyrtarët tanë kanë gjithashtu dhe kanale të drejtpërdrejta. “

“Çdo gjë – shtoi policia – mund të përmirësohet, veçanërisht në këtë periudhë historike kyçe të emigracionit, por nga një kontroll i parë mbi çka na tërhiqet vëmendja, kritikat nuk duken plotësisht të përputhshme me sistemin e tanishëm të funksionimit të zyrës. Ne shprehim habi dhe falenderojmë për angazhimin shumë të madh që stafi i zyrës së imigracionit vë çdo ditë në punën e vet, ndaj nevojave e shprehura nga grupet e emigrantëve”.

 

Ekstradohet nga Roma i dënuari në Lushnjë me 6 vjet burg

Nxirret nga burgu dhe dëbohet serbi Ivan që i vuri flakën flamurit shqiptar