in

Edhe kosovarët mund të bëjnë pasaportën pranë konsullatës në Romë

Konsullatat e Kosovës nisin më 1 qershor pajisjen e emigrantëve me letërnjoftime dhe pasaporta

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, njofton të gjithë emigrantët se nga data 01 qershor 2011, të trembëdhjetë Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës do të pranojnë kërkesat e shtetasve të Kosovës, për pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë të Kosovës.

Tashmë, në Misionet Konsullore të Kosovës është montuar e gjithë teknika e nevojshme, ka përfunduar infrastruktura ligjore dhe janë dërguar aplikacionet e nevojshme për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta. Brenda pak ditëve, nëpër Konsullatat e Kosovës do të dërgohen edhe 10 ekspertë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Stafi i konsullatave do të punojë me intensitet të shtuar, më qëllim të ofrimit të shërbimeve për sa më shumë qytetarë të Kosovës me banim jashtë vendit.

Ky shërbim i ri i misioneve konsullore është në vazhdën e përpjekjeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme për të ofruar shërbime konsullore për të gjithë shtetasit tanë dhe për të përfaqësuar, mbrojtur e ndihmuar realizimin e interesave të tyre.
Për shkak të kërkesave të mëdha për pajisje me dokumente personale, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës kërkon mirëkuptim nga emigrantët kosovarë në rast të ndonjë vonese apo problem eventual teknik.
 

Shtetasit e Kosovës me banim jashtë vendit, nga 1 qershori do të mund të aplikojnë për dokumente personale pranë këtyre Misioneve Konsullore:

Në Republikën Federale të Gjermanisë:
Misioni Konsullor në Berlin
Misioni Konsullor në Frankfurt
Misioni Konsullor në Shtutgart

Në Konfederatën e Zvicrës:
Misioni Konsullor në Bernë
Misioni Konsullor në Cyrih
Misioni Konsullor në Gjenevë

Në Republikën e Italisë:
Misioni Konsullor në Romë

Në Republikën e Francës:
Misioni Konsullor në Paris

Në Mbretërinë e Suedisë:
Misioni Konsullor në Stokholm

Në Mbretërinë e Belgjikës:
Misioni Konsullor në Bruksel

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
Misioni Konsullor në Nju-Jork

Në Republikën e Austrisë:
Misioni Konsullor në Vjenë

Në Mbretërinë e Bashkuar:
Misioni Konsullor në Londër.

Romë. Lamtumirë kabina telefonike

Sanatoria për të dëbuarit{br}Ministria e Brendshme bën prapakthehu