in

Sanatoria për të dëbuarit{br}Ministria e Brendshme bën prapakthehu

Dy ditë pasi nisi qarkoren për rishqyrtimin e praktikave të senatores së 2009-tës për të huajt të dënuar për mosrespektim të një dëbimi, ministria e Brendshme pezullon gjithçka. “Nevojiten vlerësime të tjera”

Romë 30 maj 2011 – Ministria e Brendshme merr akoma kohë për legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë të dënuar për mosrespektim të një urdhër dëbimi.

Më 24 maj, për të respektuar një sentencë të Këshillit të shtetit, urdhëroi me një qarkore të gjitha Sportelet Unike për imigracionin të rishqyrtonin kërkesat, pa konsideruar atë dënimi pengesë për legalizimin. Kalojnë vetëm dy ditë e bën prapakthehu: me një qarkore të re u kërkon sporteleve unike që “të konsiderojnë përkohësisht të pezulluara” ato udhëzime.

Ministria e justifikon këtë pezullim me nevojën për “të vlerësime të mëtejshme e më të thella mbi argumentin, për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më plotë çështjeve të shumta të interpretueshme” të qarkores së datës 24 maj. E premton se do të japë shpejt sqarime të mëtejshme.

Sa kohë do t’i duhet? Me siguri pak, pasi nuk ka shumë për të sqaruar. Sentenca e Këshillit të Shtetit duhet respektuar me hir apo pahir: pra ose duke rishqyrtuar e pranuar menjëherë të gjitha kërkesat, ose duke humbur (por me shpenzimet e kontribuentëve) animimet që mund të paraqesin punëdhënësit dhe punonjësit e huaj.

“Është dush i ftohtë. Ishin të shumtë ata që padrejtësisht nuk u legalizuan dhe sot e kanë hak lejen e qëndrimit. Sa të humbasim akoma kohë, më mirë të informojmë menjëherë të gjithë që mund të kërkojnë rishqyrtimin e praktikës” thotë për stranieriinitalia.it Maurizio Bove, përgjegjës i imigracionit i Cisl-it të Milanos. “Të shpresojmë që është fjala vetëm për pezullim teknik dhe jo një kthim mbrapa politik”.

Sipas sekretarit konfederal të Cgil, Vera Lamonica, “Pezullimi i një akti, për më tepër,  detyrueshëm, thotë shumë mbi konfuzionin dhe të punuarit me hamendësi ku dergjet ministria e Brendshme porsa i përket çështjeve të imigracionit”. Sindikalistja ngre gishtin kundër “strumentalizimit të zakonshëm propagandistik të orientuar më shumë nga fushata elektorale se nga zgjidhja e problemeve të njerëzve”.

Shkarko qarkoren e re

 

Edhe kosovarët mund të bëjnë pasaportën pranë konsullatës në Romë

Zgjedhjet: KQZ shqyrton sot kërkesat ankimore të PS-së dhe PD-së