in

Zgjedhjet: KQZ shqyrton sot kërkesat ankimore të PS-së dhe PD-së

Tiranë, 30 maj 2011 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.

Dy ditë më parë KQZ vendosi që t’i bashkojë dy ankesat dhe t’i trajtojë si një të vetme, nisur nga problematika e përbashkët. 

Kërkesa e PD-së kërkon rivlerësimin dhe rinumërimin e votave të kontestuara në katër njësi bashkiake të kryeqytetit dhe përfshirjen e tyre në tabelën përfundimtare. Ndërsa kërkesat e PS-së kontestojnë rezultatet e KZAZ-nr. 49, njësia bashkiake 5, si dhe vendimin e KQZ-së për tabelën përfundimtare të Bashkisë Tiranë.

PD në kërkesën ankimore, me nr. protokolli 163, kundërshton vendimin nr. 711, datë 23.05.2011 të KQZ-së “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiran딑, me arsyetimin se, në rezultat duhej të përfshiheshin të gjitha votat e kontestuara në procesin e numërimit dhe vlerësimit fillestar të votave të hedhura për kandidat për kryetar të bashkisë Tiranë.

Kërkesa e parë e PS-së ka për objekt kundërshtimin e Vendimit nr. 710 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me miratimin e tabelës së KZAZ-së Nr. 49, që i përket Njësisë Bashkiake Nr. 5, Në kërkesën ankimore kërkohet pavlefshmëria e vendimeve të marra nga KQZ, për ndryshimin e tabelave të rezultateve të QV-ve të ZAZ-së Nr. 49. Kërkesa e dytë kundërshton Vendimin Nr. 711, datë 23.05.2011 të KQZ-së “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiran딑, me arsyetimin se “Vendimi Nr. 711, datë 23.05.2011 i KQZ-së është marrë në shkelje flagrante të ligjit dhe në tejkalim të kompetencave të KQZ-së.

Në fillim të mbledhjes së KQZ-së, përfaqësuesit e PS-së dhe anëtarët e majtë të komisionit kërkuan pezullimin e shqyrtimit të këtyre ankimimeve për arsye se këto po shqyrtohen tashmë nga Kolegji Zgjedhor. Por, përfaqësues të PD në KQZ janë shprehur kundër pezullimit me arsyetimin se“ankimimet janë të argumentuara dhe të dorëzuara brenda rregullave që Kodi Zgjedhor parashikon” ndaj duhet vazhduar me shqyrtimin e tyre.

Sanatoria për të dëbuarit{br}Ministria e Brendshme bën prapakthehu

Gjenden në Rimini 15-vjeçaret e zhdukura në Cremona