in

Shqiptarët, të dytët në Evropë për pirjen e duhanit. Pas turqve

Në ditën ndërkombëtare kundër Duhanit, Instituti për Shëndetin Publik njofton që 40% e shqiptarëve pi rreth një paketë cigare në ditë dhe u bën apel të gjithëve të lënë cigaren duke treguar të mirat afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata të një jete pa duhan

31 maji është Dita botërore kundër Duhanit që synon të sensibilizojë opinionin publik mbi përhapjen e fenomenit dhe mbi dëmet që ai i sjell shëndetit.

Aktualisht duhanpirja është shkaku i dytë i vdekjeve në botë (pas tensionit të lartë). Vdesin çdo vit rreth 6 milionë persona nga sëmundjet që lidhen më pirjen e duhanit e të dhënat nuk janë premtuese.

Megjithë fushatat dhe ndalimin e duhanit në vendet publike, në Itali duhanpirësit janë 22,7% e personave mbi 15 vjeç, rreth 11,8 milionë vetë. Ndër ta 6 milionë e 500mijë janë burra e 5 milionë e 300mijë gra.

Në renditjen evropiane, menjëherë pas turqve, që kryesojnë listën (jo më kot thuhet “pi duhan si një turk!”), radhiten shqiptarët. Instituti për Shëndetin Publik bën të ditur se aktualisht në Shqipëri 40% e popullsisë, rreth një milion persona, pi duhan me një mesatare prej 19,5 cigare në ditë. Ky zakon i kushton gjithsej 1.4 milionë USD në ditë duhanpirësve shqiptarë.

Në Shqipëri fenomeni është në përhapje gjithnjë e më të madhe, sidomos mes grave dhe të rinjve. Gratë dhe vajzat shqiptare përbëjnë 18% të duhanpirësve në vend (kundrejt 21% të mesatares evropiane). Ndërsa fenomeni tek të rinjtë po bëhet gjithnjë e ma alarmues sepse ata e nisin duhanin në moshë gjithnjë e më të vogël. Studimet flasin për 16,7% të adoleshentëve në moshën 13 deri 15 vjeç që pinë rregullisht duhan.

Të mirat afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata të një jete pa duhan

 

Parmë: Shoqata Scanderbeg feston ditën e fëmijëve

Zgjedhjet administrative, shuplakë për mazhorancën