in

Shtetësia italiane{br}Nga Civis Romanus te Civis Italicus

Histori e shkurtër e shtetësisë italiane nga bashkimi i Italisë deri më sot. Me një ligj, ai i 1912-ës, prej 80 vjetësh në fuqi, pasi sado novator, ai që e pasoi, ligji i vitit 1992 nuk solli asnjë thyerje të parimeve bazë të ligjit pararendës, përkundrazi mund të shihet si vazhdimësi e natyrshme e tij. Ndërsa flitet prej vitesh për dhënien e shtetësisë brezave të dytë, në realitet marrja e shtetësisë vështirësohet për të gjithë: me anë të paketës së sigurisë futet taksa prej 200 eurosh për të gjitha kërkesat që paraqiten, por edhe katërfishimi i kohës së martesës me një italian para se të kërkohet shtetësia

Shtetësia tregon përkatësinë e individit në më të lartin kolektiv organik politik: shtetin. Lindja e konceptit bashkëkohor të shtetësisë përpuqet me ngritjen e Shtetit Komb, në të cilin populli është një nga elementët përbërës. Kombi duhet të përbënte bazën e “të drejtës së individëve” dhe çdo popull i vetëdijshëm që është një komb kishte të drejtën të bëhej Shtet. Kështu është bërë e mundur lindja e Shteteve bashkëkohorë dhe, për rrjedhojë, shthurja e perandorive të mëdha.

Le t’i kthehemi konceptit të shtetësisë në Itali. Në Italinë moderne koncepti i shtetësisë lind me krijimin e Shtetit Italian në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe, që në fillim, të pasurit e shtetësisë merr rëndësi të veçantë. Për shembull, duhet ta kishe për të patur mundësi të hyje në zyra shtetërore; madje, pikërisht për rëndësinë e madhe që i jepej shtetësisë, u vendos një tjetër parim themelor: një person nuk mund të kishte më shumë se një.

Pwr të treguar se sa e rëndësishme ishte pasja e shtetësisë nga një person, mjaft të kihet parasysh që deri në vitin 1948 parashikohej një formë shtetësie e ulët, e kufizuar, e ashtuquajtura “shtetësi e vogël”, që nuk përfshinte gëzimin e të drejtave politike dhe për rrjedhojë përjashtonte titullarët e kësaj shtetësie nga pjesëmarrja në jetën politike shtetërore të komunitetit. Ky status i veçantë u rezervohej popullsive të territoreve të kolonive ku Italia sundonte.

Megjithatë, në shekullin XX, ligji mbi shtetësinë ka pësuar një proces modifikimesh e ka marrë gjithnjë e më shumë vlerë shoqërore e politike duke treguar e ndjekur linja hapjeje ndaj realitetit. Në çastin e bashkimit të Italisë, një një sërë dispozitash në lidhje me shtetësinë u përpiluan menjëherë pas shpalljes së Mbretërisë së Italisë. Ishin nenet 1-15 të Kodit Civil të vitit 1865, nene të marra nga Kodi Civil i Mbretërisë Sarde. Por shumë shpejt u pa që normativat ishin krejtësisht të papërshtatshme për ndryshimin e kushteve politike e shoqërore të vendit, e veçanërisht për shkak të rritjes së ndjeshme të dukurisë së emigracionit për në Amerikë si dhe të një farë fluksi migrator drejt Italisë.

Nga njëra anë shumë italianë që ktheheshin nga mërgimi, ku kishin marrë shtetësi tjetër, e kishin të vështirë të rivendoseshin në Itali; nga ana tjetër të huajt që vinin në Itali po kërkonin gjithnjë e më shumë të kishin statusin “civitatis” (shtetësinë) dhe u pa që neni 10 i Kodit Civil 1865 ishte i papërshtatshëm pasi parashikonte dhënien e shtetësisë të huajve përmes një akti vetëgjykimor të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv pa vënë kushte lidhjeje mes individit dhe Italinë, pa kërkuar as rezidencën. Ndaj, ashtu si në vende të tjera të Europës që modifikonin ligjet për marrjen, heqjen dhe rimarrjen e shtetësisë, edhe Ligjvënësi italian nxori një ligj mbi emigracionin (e italianëve) në vitin 1901 dhe më pas, në vitin 1906 një tjetër mbi natyralizimin që favorizonte ata që kishin lidhje me Italinë.

Botohet dekreti i flukseve: gara nis më 31 janar

Mario Peqini që ëmbëlson Milanon