in

Forlì. Shqiptari dorëzohet “Dua të paguaj për gabimet e mia”

I dëbuar nga Italia dhe i dënuar me 4 vjet burg, Saimir Bejko është përpjekur të rihyjë në por është bllokuar në aeroportin e Bolonjës nga agjentët e policisë

Romë 7 qershor 2011 – Agjentët e policisë prisnin në aeroportin Marconi të Bolonjës të kishin të bënin me një të kërkuar që mund të bënte qëndresë, në të vërtetë u gjendën përpara një njeriu fetar e të bindur që dukej i kënaqur që po i vinin hekurat. Protagonist i arrestimit të çuditshëm është Saimir Bejko, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj në vitin 2006 për shpërndarje droge në ndërmarrjen ku punonte në Bertinoro.

Para se të dënohej 39 vjeçari kishte marrë një urdhër dëbimi që ishte riatdhesuar, dhe ndodhej në Shqipëri në çastin kur iu dha dënimi. Që atëherë agjentët e policisë kishin monitoruar gjithnjë lëvizjet e tij sepse dyshonin që Bejko të përpiqej të kthehej sërish në Itali për t’u bashkuar me të fejuarën e tij. Çasti i pritur erdhi por me një të papritur të çuditshme. Kur e ndaluan në aeroport shqiptari u tha menjëherë që ishte bërë mysliman, shumë besimtar dhe se dëshironte të paguante për fajet e tij. 

Në ç’plazh të Shqipërisë të (mos) kalojmë pushimet

Der Spiegel: “Tensionet politike po lënë mbrapa Shqipërinë”