in

Kolegji Zgjedhor argumenton vendimin e 3 qershorit

Ja pse Kolegji zgjedhor rrëzoi më 3 qershor kërkesë ankesën e PS-së

Tiranë 8 qershor 2011 –  Kolegji Zgjedhor zbardhi sot pasdite, vendimin e datës 3 qershor, i cili  rrëzonte kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, që kundërshtonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të kontestuara të hedhura në kutitë e gabuara. 
Vendimi i zbardhur i trupës gjyqësore me relator Tom Ndrecën, prej 19 faqesh  u është dërguar palëve të interesuara dhe më pas pritet të bëhet publik.      

Për Kolegjin, “KQZ nuk ka normuar rregulla të reja, akti i komisionit  nuk prekte të gjithë Shqipërinë, ishte akt individual pra nuk ishte akt normativ ndaj me të drejtë u miratua me katër vota” dhe jo me pesë siç pretendonte PS. Sipas Kolegjit, KQZ ka vepruar në përputhje me ligjin dhe brenda kompetencave të veta. Për këto arsye të shtjelluara në 19 faqet e argumentimit të vendimit të Kolegjit hedhin poshtë si të pabazë kërkesën ankimuese të PS-së.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i 3 qershorit pushoi çështjen ankimore të PS-së duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, i cili shpallte fitues kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha me 81 vota avantazh kundrejt rivalit të tij, kandidatit të koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Edi Rama.

Der Spiegel: “Tensionet politike po lënë mbrapa Shqipërinë”

Fustani i çarë i Miss Universo Albania zë faqet e shtypit gossip