Më 6 qershor është mbajtur në Lincoln Center të Nju Jorkut ceremonia e shumëpritur e dhënieve të çmimeve CFDA Fashion Awards, Oskaret e modës, të menduar për të vlerësuar stilistët dhe figurat më të njohura të botës së modës.
E pranishme në mbrëmje edhe Miss Universe Albania 2010, modelja shkodrane Angela Martini që ka zënë faqet e shtypit gossip deri në Itali për shkak të veshjes së saj të guximshme. Me fustanin e saj lejla me një të çarë tejet të thellë, që nuk fshihte deri edhe se Angela nuk kishte mbathur veshje intime, modelja shkodrane, shkruan shtypi gossip “do të ketë shkaktuar jo pak stuhi hormonale tek të pranishmit”.
Më e kërkuara nga paparacet ka qene Lady Gaga,e cila ka marrë edhe çmimin Fashion Icon Award. Jessica Alba, Liv Taylor, Miranda Kerr, Ashley Greene, Naomi Watts e të tjerë të ftuar ishin pjesëmarrës të mbrëmjes ku Angela Martini më shumë se për famën e saj u përmend për të çarën e guximshme.
Angela Martini e lindur në 1986 në Shkodër, ka emigruar më 1995 me familjen në Zvicër e më pas në Shtetet e Bashkuara ku edhe jeton sot. Punon si modele për agjenci të njohura të modës në Miami dhe Nju Jork dhe ka qenë testimonial e firmave prestigjioze si Guess Lingerie dhe JC Penney.
Në vitin 2010 ajo ka fituar konkursin Miss Universo Albania që i ka mundësuar pjesëmarrjen në konkursin ndërkombëtar Miss Universo 2010, që është mbajtur në Las Vegas ku ka merituar vendin e gjashtë, renditja më e mirë e arritur ndonjëherë nga Miss-et shqiptare.
Kohët e fundit vajza ka zënë faqet e gazetave për lidhjet e saj të përfolura me këngëtarët Kanye West dhe Craig David.
Ja si u paraqit në festë modelja Angela Martini
{gallery}angela-martini{/gallery}