Arrestohen dy shqiptarë të cilëve karabinierët u gjejnë 11 kg kokainë në makina
Romë 11 qershor 2011 – Kanë shpjeguar se po rrinin mënjanë meqë janë “të dashur”, dy shqiptarët që mbrëmë janë arrestuar nga karabinierët e Chiarit të provincës së Brescias.
Hetuesit po mbanin nën mbikëqyrje prej kohësh zonën për shkak të trafikut të dyshimshëm që e karakterizonte dhe vendosën të kontrollonin dy makinat që ndaluan gjatë pa u kuptuar pse: në njërën prej tyre ishin dy shqiptarë, njëri 34 e tjetri 36 vjeç, që fillimisht u justifikuan duke thënë se ishin të dashur e se kishin nevojë për një çast intimiteti.
Në të vertetë, gjatë kontrollit të veturave, një Ford e një Mercedes, u gjetën gjithsej 11 kg kokainë e pastër (me vlerë rreth gjysmë milioni euro) të fshehura në karrocerinë e modifikuar të makinave. Dy shqiptarët që rezultuan se vinin nga Toscana ku nuk kishin adresë të saktë, u arrestuan.