in

Sanatore edhe me dy dëbime. Hidhet në gjyq ministria e Brendshme

Në Brescia, Cgil, Asgi dhe Fondacioni Piccini nisin një kauzë civile kundër diskriminimit. “Vetëm këtu, 800 punonjës janë dënuar të mbeten klandestinë”

Romë 12 qershor 2011 – Mijëra punonjës të huaj jetojnë në Itali pezull mes qenit klandestinë dhe të rregullt. Kanë kërkuar legalizimin e qëndrimit të tyre me senatoren e shtatorit të vitit 2009, por kërkesat e tyre janë hedhur poshtë apo janë bllokuar sepse në të kaluarën janë dëbuar e më pas janë rihapur në Itali, ndaj janë arrestuar, dënuar dhe dëbuar sërish.

Pas një liste të gjatë ankimimesh, rreth një muaj më parë, Këshilli i shtetit, edhe mbi linjën e parashtruar nga një sentencë e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, u ka njohur edhe të huajve në kushte të tilla (me dy dëbime) të drejtën e sanatores. Dy javë më pas, ministria e Brendshme ka urdhëruar me një qarkore Sportelet unike të imigracionit të veprojnë në respekt të vendimit të Këshillit të Shtetit, por pas dy ditësh, bën prapakthehu. Me një qarkore të re pezullon legalizimin e të huajve në këto kushte duke u angazhuar se “do të japë shpejt sqarime të mëtejshme”.

Sqarimet ende nuk kanë mbërritur por tani ministria e Brendshme duhet të japë shpjegime për qarkoret kontradiktore edhe përpara një gjykatësi. Cgil e Brescias, Fondacioni Piccini dhe Shoqata e Studimeve Juridike mbi imigracionin, bashkë me disa punonjës të huaj kanë hedhur në gjyq ministrinë e Brendshme dhe Prefekturën e Brescias pranë gjykatës së punës.

“Dy javë pas qarkores së pezullimit ende nuk ka jepet asnjë udhëzim, dhe flasim për një histori të nisur me sanatoren e shtatorit 2009. Qeveria që flet për luftën ndaj klandestinitetit mban qëllimisht pa leje qëndrimi dhjetëra mijëra persona që në Itali jetojnë e punojnë” shpjegon sekretari i Dhomës së Punës së Brescias, Damiano Galletti.

Aksion Civil kundër diskriminimit

“Situata e krijuar pas prononcimit të Gjykatës së Drejtësisë dhe Këshillit të Shtetit është paradoksale dhe e padrejtë. Ka si rezultat që mbi 800 punonjës vetëm në Brescia (e shumë mijëra në mbarë Italinë) që kanë të drejtë, sipas ligjit, të punojnë rregullisht në Itali, janë të dënuar të mbeten në kushte klandestinitetit për shkak të inercisë së ministrisë” thonë promovuesit e padisë.

Fjala i kalon gjykatësit. Kërkesë-ankesa i kërkon: “të verifikojë, të deklarojë dhe të kundërshtojë karakterin diskriminues” të sjelljes së Ministrisë së Brendshmedhe të Prefekturës së Brescias; të urdhërojë këtë të fundit të revokojë hedhjet poshtë të kërkesave të legalizimit; të urdhërojë botimin e sentencës në një të përditshme me shpërndarje kombëtare.

Propozohet edhe një dëmshpërblim për punonjësit e huaj, 400 euro në muaj nga data e sentencës së Gjykatës së Drejtësisë (28 prill 2011) deri në ndryshimin e sjelljes diskriminuese të Ministrisë. Para që duhet të paguajnë taksapaguesit, gjithnjë nëse ministria e Brendshme nuk vendos ndërkaq të bëjë një tjetër prapakthehu.

Elvio Pasca

Arezzo: 30 vjeçari me motor gjen vdekjen nën rrotat e një ambulance

Shtohen dhuruesit e huaj, ndërsa mbeten të paktë italianët